Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-09-2012

Vizita e Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Institutin Gjyqësor të Kosovës

Më 19 shtator 2012, Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë z, Ian Cliff vizitoi Institutin Gjyqësor të Kosovës. Gjatë kësaj vizite, Ambasadori Cliff u prit nga Drejtori i IGJK-së, Koordinatorja e Programit dhe Drejtoresha për Administratë dhe Financa.Qëllimi i vizitës së Ambasadorit Cliff ishte njohja me strukturën organizative dhe funksionimin e aktiviteteve të IGJK-së.

Drejtori i IGJK-së e njoftoi Ambasadorin me të arriturat e deritanishme dhe sfidat me të cilat po përballet IGJK në realizimin e funksioneve të tij, bashkëpunimin me donatorë si dhe u bisedua për mundësitë e mbështetjes se IGJK-së në mënyrë që të përkrahet reforma e sistemit gjyqësor të Kosovës. 

Me një fokus të theksuar u bisedua lidhur me mënyrën e zgjedhjen së kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë, trajnimet e vazhdueshme për gjyqtarë dhe prokurorë, rolin e trajnuesve si dhe kriteret për ndjekjen e Programit Fillestar për Arsimim Ligjor.

Gjithashtu gjatë takimit u diskutua edhe bashkëpunimi me RIPA Internacional për realizimin e projektit të trajnimit për gjyqtarë e prokurorë të quajtur “Forcimi i Politikave Antikorrupsion dhe mbështetja e integrimit të Kosovës në BE”, projekt ky i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.
 

Shpërndaje :