Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-09-2012

Tryezë e diskutimeve: Risitë e Kodit Penal të Kosovës

Më 15 shtator 2012 IGJK në kuadër të fushëveprimit të vet ka realizuar sesionin trajnues nga lëmia penale me temën e përmendur më lartë.

Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

- njihen me risitë kryesore të Kodit Penal;
- dallojnë lartësinë e dënimeve të cilat janë përfshirë në Kodin e ri  Penal;
- identifikojnë se cilat janë veprat e reja penale të përfshira në Kodin Penal;

Gjatë kësaj tryeze u prezantuan risitë kryesore që ka sjellë Kodi Penal, me ç’rast u theksua se   Kodi i ri Penal ka rreth 150 nene më shumë se kodi i mëparshëm, dhe më këtë kod janë sanksionuar një numër i veprave penale të cilat nuk kanë qenë pjesë e Kodit të mëparshëm Penal. Gjatë tryezës, trajnuesit e IGJK-së prezantuan në detaje dallimet kryesore në mes dispozitave të kodit të mëparshëm penal dhe kodit të ri.

Përfitues të kësaj tryeze ishin gjyqtarët dhe prokurorët e regjioneve të Prishtinës dhe Mitrovicës. 
 

Shpërndaje :