Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-09-2012

PVAL Trajnim: “Procedura sipas ankesës dhe mjetet e jashtëzakonshme të goditjes”

Me 13 shtator 2012, IGJK  ka mbajtur tryezën e punës me temën:“Procedura sipas ankesës dhe mjetet e jashtëzakonshme të goditjes” Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• dallojnë mjetet e rregullta të goditjes së vendimeve gjyqësore nga ato të jashtëzakonshme. 
• kuptojnë se si duhet të veprojnë gjykatat e shkallës së parë me rastin e shqyrtimit të ankesës,
• aplikojnë drejtë dispozitat e LPK me rastin e shqyrtimit të ankesës së ushtruar kundër vendimit gjyqësor,
• aplikojnë drejtë dispozitat e LPK në procedurën gjyqësore lidhur me mjetet  e jashtëzakonshme juridike.

Gjatë këtij trajnimi u diskutua lidhur me mjetet e rregullta juridike me të cilat mund të goditet vendimi i nxjerr  nga gjykata e shkallës së parë, përmbajtja e mjetit juridik, shkaqet e goditjes së aktgjykimit,  procedura sipas ankesës, vendimet e gjykatës së shkallës së dytë lidhur me ankesën dhe mjetet e jashtëzakonshme të goditjes. Trajnimi u shoqërua me diskutim të rasteve nga praktika gjyqësore  të përcjella me një debat interaktiv lidhur me dispozitat e Ligjit për Procedurën Kontestimore që i referohen mjeteve të rregullta juridike dhe atyre të jashtëzakonshme. Në fund pjesëmarrësit vlerësuan lartë tryezën në fjalë dhe trajnuesit. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmis civile nga të gjitha regjionet e Kosovës

Shpërndaje :