Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

11-09-2012

PVAL Trajnim: “Juridiksioni i Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme”

Më 11 shtator 2012, IGJK  ka mbajtur tryezën e punës me temën:“Juridiksioni i Dhomës se Posaçme të Gjykatës Supreme”.

Mbështetur në objektivat e këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:

• kuptoj funksionimin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.
• kuptojnë se si duhet të veprojnë gjykatat e rregullta kur në procedurë paraqitet si palë ndërmarrja shoqërore që është nën administrim të Agjencionit Kosovar të Privatizimit.
• dallojnë kompetencat e gjykatave të rregullta dhe Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme.
• zbatojnë drejtë dispozitat  e Ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme.

Gjatë trajnimit u potencua se Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, gjykon çështje juridike specifike për shkak të llojit, natyrës dhe specifikave të objektit të tyre shqyrtues-gjykues. Kriter kryesor mbi të cilët përcaktohet kompetenca e Dhomës së Posaçme janë: objekti–çështja për gjykim, e që me këtë rast është prona shoqërore dhe çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP). Në trajnim u dhanë edhe rekomandime gjegjëse duke propozuar që  Ligji për Dhomën e Posaçme të plotësohet dhe ndryshohet në mënyrë që të gjej zbatim praktik dhe të evitoj dilemat dhe paqartësitë aktuale. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët e lëmisë civile nga të gjitha regjionet e Kosovës. 

Shpërndaje :