Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-09-2012

Moduli: E drejta Civile Materiale dhe Procedurale (PTA)

Më 12 shtator 2012, IGJK në kuadër të Programit të Trajnimeve për Avancim ka realizuar ciklin e katërt me radhë nga moduli E drejta civile materiale dhe procedurale me temë “Masat e Përkohshme dhe Masat e Sigurisë”. Objektivat kryesore ishin që pjesëmarrësit pas përfundimit të këtij trajnimi të jenë në gjendje të:

• identifikojnë rastet kur duhet lejuar sigurimin e kërkesëpadisë,
• dallojnë  afatet brenda të cilave duhet vendosur mbi kërkesën e parashtruar dhe
• aplikojnë drejtë dispozitat ligjore me rastin e lejimit apo mos lejimit të sigurimit të kërkesëpadisë.

Gjatë këtij trajnimi u trajtuan në detale masat e përkohshme, sigurimi i kërkesëpadisë, kompetenca e gjykatës për vendosjen lidhur me sigurimin e kërkesëpadisë, llojet dhe kohëzgjatja e masave të përkohshme dhe masave të sigurimit si dhe masat e sigurimit të kërkesëpadisë.

Me rastin e trajtimit të këtyre masave pjesëmarrësit patën rastin që përmes punëve në grupe të demonstrojnë njohuritë e tyre në hartimin e propozimit për sigurimin e kërkesë padisë si dhe hartimin e aktvendimit mbi pranimin ose refuzimin e kërkesë padisë. 

Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarët nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme dhe gjyqtarët e gjykatave komunale nga gjitha regjionet e Kosovës. 

Shpërndaje :