Tryezë Pune : Interpretimi dhe zbatimi i drejtë i Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike
Më 5 shtator 2012, IGJK ka realizuar trajnimin nga lëmia kundërvajtëse me temën e sipërshënuar.
Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:
• identifikojnë veprat kundërvajtëse sipas Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike;
• dallojnë llojet e veprave kundërvajtëse me të cilat prishet rendi dhe qetësia publike;
• zbatojnë drejt dispozitat ligjore të ligjit për rendin dhe qetësinë publike;
Gjatë këtij sesioni trajnues u analizuan çështjet që kanë bëjnë me kundërvajtjet nga lëmia e rendit dhe qetësisë publike dhe aplikimi i drejtë i dispozitave ligjore nga kjo lëmi, me fokus në veprimet e përcaktuara si sjellje arrogante dhe veprat kundërvajtëse të kryera nga të miturit.
Gjithashtu, në këtë trajnim janë trajtuar problemet të cilat po paraqiten në praktikë, veçanërisht në dallimin e disa veprave kundërvajtëse siç janë: sjellje arrogante, sulmi verbal, sjellje e pahijshme seksuale, marrja me prostuticion, bezdisjet publike-shkaktimi i zhurmës, dehja ne vend publik etj.
Përfitues të këtij trajnimi ishin gjyqtarë të gjykatave kundërvajtëse nga të gjitha regjionet e Kosovës.
05-09-2012