Me 05-06, 9-12 dhe 26-27 korrik 2012, IGJK, në bashkëpunim me Programin e Binjakëzimit (EU-LER) ka realizuar trajnimin për trajnues lidhur me Konventën Evropiane për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave Themelore të Njeriut (KEDNJ).Si rezultat i këtyre trajnimeve përfituesit do të jenë në gjendje qe të:
• Kuptojnë rrjedhën dhe mënyrën e të shkruarit të Doracakut për KEDNJ,
• Përcaktojnë temat e caktuara si trajnues ne grup për shkrimin e Doracakut për KEDNJ,
• Përfshijnë praktiken gjyqësore te Gjykatës së Strasburgut ne gjykatat vendore,
• Finalizojnë hartimin e Doracakun për KEDNJ.
Në fokus të trajnimeve ishte identifikimi dhe përgatitja e temave lidhur me Doracakun për KEDNJ, i cili do të shërbej si material në programet trajnuese të IGJK-së dhe si mjet burimor për të interpretuar dhe zbatuar KEDNJ, në pajtim me nenet 22 dhe 53 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Gjatë trajnimeve trajnuesit e IGJK në mbikëqyrje të ekspertëve ndërkombëtarë analizuan raste praktike duke përdorur shembuj nga puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve në gjykatat dhe prokuroritë Republikës se Kosovës për të bërë një vështrim krahasues me dispozitat e KEDNJ.
Përfitues të këtyre trajnimeve ishin trajnuesit e IGJK-së.
27-07-2012