Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-07-2012

Më 2-3 dhe 11-13 korrik 2012, IGJK në bashkëpunim me Projektin e Binjakezimit (EU-LER), projekt i financuar nga BE dhe i menaxhuar nga zyra e BE-së në Kosovë ka realizuar një trajnim të trajnuesve me temë: E Drejta Ndërkombëtare Penale me fokus ne krimet e luftes.Si rezultat i këtij trajnimi përfituesit do të jenë në gjendje që të:
•    Të identifikojnë parimet e përgjithshme të së drejtës penale ndërkombëtare,
•    Dallojnë burimet ndërkombëtare, 
•    Krahasojnë të drejtën humanitare me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,
•    Njohin Konventën e Gjenevës dhe traktatet ndërkombëtare,
•    Dallojnë tribunalet dhe qëllimin e funksionimit e tyre si dhe përdorin precedentët nga TPNJ në rastet e krimeve të luftës,
•    Bashkëpunojnë ne çështjet juridike ndërkombëtare dhe aplikojnë ndihmën e ndërsjelle juridike.

Me rastin e trajtimit të këtyre çështjeve trajnuesi ndërkombëtarë ka prezantuar juridiksionet ndërkombëtare sa i përket krimeve të luftës dhe raste nga praktika gjyqësore e Tribunalit të Hagës. 
Përfitues të këtij trajnimi ishin trajnuesit e  IGJK-së

.

Shpërndaje :