Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

16-10-2015

Fushata promovuese për resurset elektronike që ofron IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin e gjykatave dhe prokurorive – Regjioni i Pejës

Me 16 tetor 2015, Instituti Gjyqësor i Kosovës në mbështetje të projektit  "Mbështetje e Mëtejme në Reformën e Edukimit Ligjor të Kosovës"  financuar nga BE, ka realizuar fushatën promovuese për resurset elektronike që ofron IGJK për gjyqtarët, prokurorët dhe stafin mbështetës të gjykatave dhe prokurorive.

Qëllimi i kësaj fushate promovuese ishte që pjesëmarrësit të njoftohen me resurset elektronike që ofron IGJK-ja, të cilat janë zhvilluar me mbështetjen e BE-së.

Me rastin e fushatës promovuese pjesëmarrësit u njoftuan me platformën e mësimit në distancë, avantazhet e platformës dhe mënyrën e funksionimit të saj, bibliotekën ligjore dhe platformat me të cilat operon kjo bibliotekë si dhe data bazat ligjore ndërkombëtare të qasshme për përfituesit.

Pjesëmarrës në fushatën promovuese ishin gjyqtarë, prokurorë dhe stafi mbështetës nga Gjykata dhe Prokuroria Themelore e Pejës.

Shpërndaje :