Më 9 korrik 2012, IGJK ka organizuar një tryezë të diskutimeve ku u trajtuan risitë e Kodit Penal të Kosovës.
Si rezultat i këtij trajnimi pjesëmarrësit do të jenë në gjendje që të:
• njihen me ndryshimet e Kodit Penal të Kosovës,
• identifikojnë veprat penale të reja të cilat janë përfshirë në Kodin e ri Penal,
• dallojnë lartësinë e dënimeve të cilat janë përfshirë në Kodin e ri Penal;
Gjatë kësaj tryeze u shtjelluan risitë që ka sjellë Kodi Penal i Kosovës. Gjatë diskutimeve u vu në pah fakti se Kodi i ri Penal ka 5 kapituj më shumë se sa kodi i mëparshëm penal si dhe ka 150 nene më tepër, të cilat kanë sanksionuar një numër të veprave penale të cilat nuk kanë qenë pjesë e kodit të mëparshëm penal.
Përfitues të këtij trajnimi ishin kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorët e prokurorive nga të gjitha nivelet të të gjitha regjioneve të Kosovës.
09-07-2012