Më 28 korrik 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, nga nën moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore”, në mbështetje të trajnuesit z. Enver Peci, Kryetar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të sesionit të tretë janë duke u trajtuar këto tema: Përgjegjësia disiplinore, shkeljet disiplinore për gjyqtarë (neni 5) dhe Masat disiplinore.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.
28-07-2022