Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

29-07-2022

Moduli - Shkathësitë personale dhe ndërdisiplinare - Etika Profesionale dhe përgjegjësia disiplinore, tema: Procedura disiplinore për gjyqtar

Më 29 korrik 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik,  nga nën moduli “Etika profesionale dhe përgjegjësia disiplinore”, në mbështetje të trajnuesit z. Enver Peci, Kryetar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Kush mund të paraqes ankesë disiplinore kundër një gjyqtari, Cilat janë veprimet që duhet t’i ndërmerr autoriteti kompetent, Veprimet e kryetarit pas shqyrtimit fillestar, Shqyrtimi i kërkesës për fillimin e hetimit dhe themelimi i panelit hetimor dhe Pranimi dhe regjistrimi i kërkesës për fillimin e hetimeve në Këshill.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :