Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

01-08-2022

Moduli – E Drejta Civile Administrative dhe Ekonomike- Procedura kontestimore-pjesa e parë, tema:Seancat, afatet dhe kthimi në gjendjen e mëparshme

Më 01 gusht 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura kontestimore-pjesa e parë ”, në mbështetje të trajnuesit z. Fejzullah Rexhepi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në sesionin e parë po trajtohen këto tema: Mënyrat e caktimit të seancës gjyqësore, vendi i mbajtjes së seancës, afati për paraqitjen e propozimit për kthim në gjendjen e mëparshme dhe a lejohet ankesa kundër aktvendimit me të cilin vendoset për propozimin për kthim në gjendjen e mëparshme.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :