Më 02 gusht 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e dymbëdhjetë (12) trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: llojet e dënimeve plotësuese, Heqja e të drejtës për tu zgjedhur, Urdhri për kompensimin e humbjes apo demit, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik dhe Ekzekutimi i dënimeve plotësuese
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.
02-08-2022