Më 02 gusht 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura kontestimore-pjesa e parë ”, në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Kompetenca e gjykatave themelore, kompetenca lëndore, kriteret që e rregullojnë kompetencën lëndore, kompetenca e përgjithshme territoriale kompetenca e veçantë territoriale dhe marrëveshja mbi kompetencën territoriale.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.
02-08-2022