Më 02 gusht 2022, në kuadër të programit për trajnim fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “ Ligji për kundërvajtje” me trajnues znj. Mejreme Zekaj Trajnuese në Akademinë e Drejtësisë.
Temat që po trajtohen në sesionin e parë janë: Ligji për kundërvajtje, parimi i ligjshmërisë, prezumimi i pafajsisë, parimi i zbatimit të legjislacionit, kundërvajtja dhe vepra penale, mënyra e kryerjes së kundërvajtjes dhe koha, vendi i kryerjes së kundërvajtjes.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive.
Përfitues të trajnimit janë 6 prokuroret e sapo emëruar.
02-08-2022