Më 03 gusht 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura kontestimore-pjesa e parë ”, në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Përjashtimi dhe rekuizimi i gjyqtarit nga gjykimi, autoriteti kompetent për të vendosur lidhur me kërkesën për përjashtimin dhe rekuzimin e gjyqtarit dhe rrethanat të cilat qojnëderi te përjashtimi i gjyqtarit nga gjykimi.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.
03-08-2022