Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

04-08-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, tema: parashkrimi

Më 04 gusht 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e katërmbëdhjetë (14) trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Burim Ademi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit-Departamenti Special. Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: parashkrimi i ndjekjes penale, fillimi dhe ndërprerja e parashkrimit te ndjekjes penale, Parashkrimi i ekzekutimit të dënimeve, Fillimi dhe ndërprerja e afatit te përshkrimit të ekzekutimit të dënimit dhe Mos zbatimi i përshkrimit për vepra të caktuara penale

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :