Më 05 gusht 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura kontestimore-pjesa e parë ”, në mbështetje të trajnuesit z. Fejzullah Rexhepi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Përmbajtja e aktgjykimit, dhënia hartimi me shkrim dhe dërgimi i aktgjykimit, korrigjimi i aktgjykimit, forma e prerë e aktgjykimit dhe llojet e aktgjykimi.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.
05-08-2022