Më 08 gusht 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Procedura kontestimore-pjesa e parë ”, në mbështetje të trajnuesit z. Zenel Leku, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.
Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Veprimi i gjykatës në rastet kur parashtresa nuk është e kuptueshme dhe e plotë, pasojat e mos plotësimit-korrigjimit të parashtresës, komunikimi i shkresave personave të privuar nga liria dhe dërgimi i shkresave nga vetë palët.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.
08-08-2022