Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-08-2022

Nën Moduli: Ngritja e shkathtësive sociale tema: Individi dhe mjedisi social

Më 09 gusht 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ Ngritja e shkathtësive gjyqësore sociale dhe menaxhimi i stresit” sesionin i parë, në mbështetje të trajnuesit z. Fatmir Qollakaj, Trajnues në Akademinë e Drejtësisë.

Në kuadër të këtij sesioni trajnues po trajtohen: Vështrim i përgjithshëm mbi individin dhe mjedisin social, normalja dhe patologjikja, pjekuria dhe papjekuria dhe Racionalja dhe Irracionalja.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :