gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik sesionin e tretë nga nën moduli “ ngritja e shkathtësive sociale e gjyqtarëve”, në mbështetje të trajnuesit Prof, Fatmir Qollakaj trajnues në Akademinë e Drejtësisë.
Në kuadër të këtij sesioni temat që po trajtohen janë: çfarë hapash mund të bëjnë njerëzit për të pakësuar stresin, Mbrojtja nga konsumimi profesional dhe çka është strersi i mbingarkuar.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapo emëruar të gjeneratës së 9, prej tyre janë 3 nga komunitetit serb.
11-08-2022