Më 11 gusht 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik sesionin e dytë nga nën moduli “E drejta e detyrimeve”, në mbështetje të trajnuesit z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Gjatë realizimit të këtij sesioni janë duke u trajtuar: fusha e zbatimit të kontratës, parimet e të drejtës kontraktore, kushtet për lidhjen e kontratave, dhënia e pëlqimit për lidhjen e kontratës dhe format e kontratës.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.
11-08-2022