Më 05 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e parë trajnues nga nën moduli “Krimi kibernetik”, në mbështetje të trajnuesit z. Skender Çoçaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Organizatat ndërkombëtare dhe krimi kibernetik, organizatat ndërkombëtare dhe krimi kibernetik, dhe çfarë është krimi kibernetik?
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.
05-09-2022