Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

05-09-2022

Nën moduli –“ E Drejta e detyrimeve” tema: Shkaktimi i dëmit si burim i detyrimeve

Më 05 shtator 2022, Në kuadër të Programit të Trajnimit Fillestare Akademia e Drejtësisë, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e (9) për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik nga nën moduli “ E Drejta e detyrimeve ”, në mbështetje të trajnuesit z. Rafet Haxhaj, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen këto tema: Përgjegjësia delikatore civile, shkaqet e dëmit material, përjashtimi i përgjegjësisë për dëmin e shkaktuar dhe përgjegjësia për veprimet e tjetrit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapo emëruar.

Shpërndaje :