Më 05 shator 2022, Në kuadër të Programit për Trajnimin Fillestare për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke u realizuar trajnimi teorik nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme. Në mbështetje të trajnuesit z. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorin Speciale.
Në kuadër të sesionit të parë trajnues temat të cilat po trajtohen janë: parimi i ligjshmërisë, zbatimi i ligjit më të favorshëm, bazat dhe kufijtë e sanksioneve penale.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të sapoemëruar të gjeneratës së nëntë, 2022/2023.
05-09-2022