Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

06-09-2022

Nën moduli –Procedura kontestimore, pjesa e dytë– tema: Shqyrtimi paraprak i padisë dhe përgjigja në padi

Më 06 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e dytë, trajnues nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Hasan Shala, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Shqyrtimi paraprak i padisë, dërgimi i padisë palës së paditur, përgjigja në padi.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :