Me 06-07 Shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit të Vazhdueshëm të Trajnimeve është duke e realizuar trajnimin me temë “Program i Specializuar i Trajnimit Krimi i Organizuar – Sesioni III”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë znj. z. Agim Maliqi, gjyqtar në Gjykatën Supreme dhe z. Admir Shala, Kryeprokuror në Prokurorin Themelore në Prizren.
Qëllimi i këtij trajnimi është që pjesëmarrësit të kuptojnë më tepër sa i përket përkufizimit të krimit të organizuar dhe ndërlidhjen e tij me korrupsionin, të shpjegojnë dhe dallojnë format e krimit te organizuar dhe të përvetësojnë teknikat e veçanta hetimore.
Pjesëmarrës në këtë trajnim janë: Gjyqtarët dhe prokurorët e nivelit themelore dhe të apelit.
06-09-2022