Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-09-2022

Zbatimi i të Drejtave Pronësore Intelektuale

Më 07-08 Shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me Mbështetjen e BE-së për të Drejtat Pronësore Intelektuale në Kosovë, në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme janë duke realizuar trajnimin me temë Zbatimi i të Drejtave Pronësore Intelektuale”.

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë Dr. Ioannis Kikkis, Ekspert Kryesor, Projekti i BE-së për DPI, z. Erdogan Ishakoglou, gjyqtar i Gjykatës Supreme në Turqi, Znj. Myrto Lambrou Maurer - Udhëheqëse për Çështje Ndërkombëtare në Organizatën Helenike të Pronësisë Industriale - Greqi, z. Valon Kashtanjeva, Kandidat për Doktoratë, Ekspert i lartë, Projekti i BE-së për DPI, Dr. Galatea Kapellakou, Avokate, dhe  Dr. Krystallenia Kolotourou, Juriste.

Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve mbi bazat ligjore dhe standardet ndërkombëtare dhe të BE-së për mbrojtjen dhe zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar dhe raste praktike.

Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtar nga gjykata Komerciale, gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor si dhe profesionist të tjerë ligjor nga institucionet tjera si zyrtar policor, zyrtar ligjor nga Dogana e Kosovës, zyrtar ligjor nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Shpërndaje :