Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

07-09-2022

Nën moduli: Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës, tema: Qëllimi i punës së gjykatave dhe metodat themelore në menaxhimin e lëndëve si dhe kontrolli i shtyrjes, udhëheqësia dhe masat e performancës në gjyqkatës

Më 07 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar sesionin e dytë trajnues  nga nën moduli “Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: qëllimi i punës së gjykatave dhe metodat themelore në menaxhimin e lëndëve, detyra e gjykatës në dhënien e vendimeve të drejta e të shpejta, efekti që ka vonimi i kryerjes së punës së gjykatave, kntrolli i hershëm dhe i vazhdueshëm i rasteve nga ana e gjykatës, menaxhim të dalluar të gjykatës, menaxhimi në mënyrë të efektshme i aktiviteteve të procedurës paraprake dhe caktimi i datave të ngurta dhe të besueshme të seancave dëgjimore.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :