Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

08-09-2022

Nën moduli –E drejta administrative– tema: E drejta e procedurës administrative

Më 08 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e parë, trajnues nga nën moduli “E drejta administrative”, në mbështetje të trajnueses znj. Delushe Halimi, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: nocioni i të drejtës administrative, e drejta e procedurës administrative, parimet themelore të Ligjit për Procedurën e Përgjithshme  Administrative, kompetenca e organit për zhvillimin e procedurës administrative dhe procedura para nxjerrjes së aktit administrativ.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :