Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-09-2022

Nën moduli: Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës, tema: Komisioni për Vlerësimin e Performances së gjyqtarëve

Më 09 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar sesionin e katërt trajnues  nga nën moduli “Menaxhimi i rasteve dhe vlerësimi i performancës”, në mbështetje të trajnuesit z. Lumni Sallauka, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni po trajtohen: Komisioni për Vlerësimin e Performances së gjyqtarëve dhe struktura dhe funksioni i këtij Komisioni.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe të bazuar në raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :