Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

09-09-2022

Nën moduli –Procedura kontestimore, pjesa e dytë– tema: Seanca përgatitore dhe pajtimi gjyqësor

Më 09 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e tretë, trajnues nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Hasan Shala, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: seanca përgatitore, Ndërmjetësimi dhe pajtimi gjyqësor dhe procesverbalet e seancës përgatitore dhe atë për pajtimin gjyqësor.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :