Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

12-09-2022

Nën moduli – E drejta e detyrimeve – tema: Kontrata me fajde, dëmtimi përtej mase, kamata

Më 12 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e nëntë, trajnues nga nën moduli “E drejta detyrimore”, në mbështetje të trajnuesit z. Erdogan Haxhibeqiri, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kuptimi i kontratës me fajde, dëmtimi  përtej mase dhe kamatat.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :