Më 12 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e parë trajnues nga nën moduli “Procedura paraprake”, në mbështetje të trajnuesit z. Ali Kutllovci, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtua: ndarja e procedurës penale, veprimet fillestare të policisë, autorizimet e policisë-bazuar në Ligjin për Policinë, veprimtaria e policisë para fillimit formal të procedurës penale, roli, relevanca, besueshmëria dhe fuqia provuese dhe hetimi penal.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.
12-09-2022