Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

13-09-2022

Moduli: Roli i gjyqtarit në procedurën paraprake, tema: Roli i gjyqtrait në procedurën parapenale

Më 13 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e parë trajnues nga nën moduli “Roli i gjyqtarit në procedurën paraprake”, në mbështetje të trajnuesit z. Agim Maliqi, Gjyqtar në Gjykatën Supreme.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kompetencat dhe rolin e gjyqtarit në procedurën praraprake, roli e gjyqtarit të procedurës paraprake me rastin e lëshimit të masave teknike të vëzhgimit dhe hetimit dhe parimet bazë lidhur me ekspertiza që janë në kompetencë të gjyqtrait të procedurës paraprake.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 30 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre tre janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :