Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-09-2022

Nën moduli – Procedura jonktestimore – tema: Dispozitat e Përgjithshme të Ligjit të Procedurës Jokontestimore

Më 14 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e parë, trajnues nga nën moduli “Procedura jokontestimore”, në mbështetje të trajnueses znj. Drita Rexhaj, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: fillimi i procedurës jokontestimore, pjesëmarrësit në procedurë, personat që gëzojnë mbrojtje të posaçme, kryerja e veprimeve nga personi pa zotësi procedurale, parimi i publicitetit, tërheqja e propozimit dhe kompetenca territoriale.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :