Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-09-2022

Si të përmisohet efikasitetit i gjykatës duke përdorur mjetet e CEPEJ dhe treguesit e përformances

Më 14 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në bashkëpunim me projektin e Këshillit të Evropës: „Forcimi i Cilësisë dhe Efikasitetit të Drejtësisë  (Veprimi  KoSEJ II )”  në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme, është duke realizuar trajnimin me temë “Si të përmirësohet efikasitetit i gjykatës duke përdorur mjetet e CEPEJ dhe treguesit e përformancës ”

Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: Marina Naumovska-Milevska, CEPEJ, ekseprte Anna Skrjabina CEPEJ eksperte, Fatmir Rexhepi ekspert si dhe Valdete Mustafa eksperte nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është njohja me standardet dhe mjetet e CEPEJ për përmirësimin e efikasitetit në gjykata dhe adoptimi i tyre në kontestin e Kosovës.

Gjatë këtij trajnimi do të elaborohen mjetet e CEPEJ-it, mënyrat për të përmirësuar performancën e gjykatës, manualet në fushën e efikasitetit të drejtësisë si dhe treguesit kyq të performancës nga CEPEJ.

Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar me raste praktike.

Pjesëmarrës në këtë trajnim janë: Gyqtarët mbikëqyrës dhe Administratoret e Gjykatave dhe bashkëpunëtorë profesional.

 

Shpërndaje :