Më 14 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e parë trajnues nga nën moduli “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyre të Kryeprokurorit të Shëtiti.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Parimet themelore dhe Aktet ndërkombëtare për lidhur me privatësinë e jetës së individit, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut (DUDNJ) dhe Pakti Ndërkombëtarë për të Drejtat Civile dhe Politike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.
14-09-2022