Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-09-2022

Nën moduli –Procedura kontestimore, pjesa e dytë– tema: Sigurimi i kërkesëpadisë

Më  14 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e tetë, trajnues nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Qerim Ademaj, Zv. Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kushtet për caktimin e masave të sigurimit, pasojat e mosrespektimit të masave me të cilat sigurohet kërkesëpadia, përmbajtja e aktvendimit mbi caktimin e masës së sigurimit, mundësia e caktimit të masës së sigurimit para se të jetë ngritur padia, kohëzgjatja e masës së sigurimit, mjetet juridike kundër aktvendimit për caktimin e masës së sigurimit dhe aktvendimit për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit dhe autorizimet e gjykatës në lidhje me sendet e siguruara, autorizimet e gjykatës në lidhje me procedurën dhe aktvendimin e nxjerrë dhe Pasojat e mosrespektimit të masës për sigurimin e kërkesëpadisë.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :