Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

14-09-2022

Ftesë për Aplikim në Programin e EJTN-it për Shkëmbime për Vitin 2023

Akademia e Drejtësisë me kënaqësi ju njofton që, në kuadër të bashkëpunimit me EJTN – Projektin II për Ballkanin Perëndimor, është hapur afati për aplikim në Programin e Shkëmbimeve (të shkurtëra) për vitin 2023.

Ky program është paraparë që t’i ftojë për aplikim Trajnuesit, Kryeprokurorët dhe Kryetarët e Gjykatave (ose zëvendësit) për të mundësuar shkëmbimin adekuat.

Andaj ju lusim që në tabelën e ofertave dhe institucioneve nikoqire (bashkëngjitur në Excel) t’i zgjedhni 3 preferenca dhe me email e njoftoni Akademinë e Drejtësisë (pika e kontaktit për EJTN: Aurora Balaj në aurora.balaj@rks-gov.net) deri me 03 Tetor 2022.

Të nominuarit do të regjistrohen në platformë nga ana e Akademisë së Drejtësisë ndërsa për përzgjedhjen finale të kandidatit do të na njoftojë EJTN-i sipas kalendarit diku në fund të muajit Janar 2023. 

Pas regjistrimit, EJTN-i do ta njoftojë pjesëmarrësin që ti ngarkojë të dhënat e saj/ tij bankare (për qëllime të rimbursimit) dhe do ta informojë për shkëmbimin ku është caktuar.  Pas ngjarjes, EJTN-i do ta kontaktojë pjesëmarrësin për të plotësuar një formular vlerësimi për përvojën dhe për të paraqitur një raport mbi aktivitetet që ata kanë ndërmarrë për të transferuar njohuritë te kolegët e tyre dhe Akademinë.

Për më shumë informacione ju lutem ti referoheni njoftimit të plotë të EJTN-it të emërtuar: EJTN WBII 2023 Exchange Programme Offer 2022.09 KOSOVO në gjuhën përkatëse.

Tabela e ofertave dhe institucioneve nikoqire 

Me respekt,

Akademia e Drejtësisë

Shpërndaje :