Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

15-09-2022

Nën moduli –Procedura kontestimore, pjesa e dytë– tema: Ndërprerja dhe posedimi i pauzës.

Më  15 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e nëntë, trajnues nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Qerim Ademaj, Zv. Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: rastet e tjera të ndërprerjes së gjykimit (procedurës), pasojat e ndërprerjes së gjykimit (procedurës), kur fillon procesi i ndërprerë gjyqësor, ankesa kundër aktvendimit për ndërprerjen e gjykimit (procedurës) dhe pushimi i gjykimit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :