Më 16 Shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit për Trajnime të Vazhdueshme është duke realizuar Trajnimin me temë “Shqyrtimi gjyqësor dhe gjykimi në mungesë”.
Trajnues të angazhuar në këtë trajnim janë: z. Afrim Shala, gjyqtar në Gjykatën e Apelit dhe z. Bashkim Hyseni, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.
Qëllimi i këtij trajnimi është avancimi i njohurive të pjesëmarrësve rreth aplikimit të dispozitave ligjore që i referohen shqyrtimit fillestar, shqyrtimit të dytë dhe shqyrtimit gjyqësor.
Metodologjia e trajnimit është e karakterit të kombinuar me shpjegime teorike dhe diskutime interaktive duke prezantuar edhe raste praktike.
Përfitues të këtij trajnimi janë: gjyqtarë dhe prokurorë nga niveli Themelor.
16-09-2022