Më 16 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e tretë trajnues nga nën moduli “Masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit”, në mbështetje të trajnuesit z. Bahri Hyseni, Prokuror në Zyre të Kryeprokurorit të Shëtiti.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: procedura lidhur me masat të fshehta teknike të vëzhgimit dhe hetimit, zgjatja e urdhrit për masat e fshehta dhe teknike të hetimit dhe vëzhgimit dhe veprimet e policisë pas zbatimit të urdhrit për masën e fshehtë
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.
16-09-2022