Më 19 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e pestë trajnues nga nën moduli “Roli i gjyqtarit në procedurën paraprake”, në mbështetje të trajnuesit z. Ali Kutllovci, Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: kushtet për konfiskim sipas kompetencave të zgjeruara kushtet kur mund të konfiskohet pasuria në pronësi të të pandehurit i cili ka vdekur neni 7 dhe kushtet kur mund të konfiskohet pasuria në pronësi të të pandehurit në arrati neni -8
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.
19-09-2022