Më 19 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e katërt, trajnues nga nën moduli “Procedura jokontestimore”, në mbështetje të trajnueses znj. Drita Rexhaj, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit.
Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: format e vendimeve, mjetet e rregullta juridike (Ankesa), mjetet e jashtëzakonshme të goditjes, revizioni, përsëritja e procedurës, faktet kontestuese lidhur me çështjen paraprake dhe zgjidhja e çështjes paraprake.
Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.
Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.
19-09-2022