Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-09-2022

Nën moduli: Dispozitat, parimet, kompetencat dhe përjashtimi i gjyqtarit në procedurën penale, tema: Parimet në procedurën penale

Më 19 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e parë trajnues nga nën moduli “Dispozitat, parimet, kompetencat dhe përjashtimi i gjyqtarit në procedurën penale”, në mbështetje të trajnuesit z. Hashim Qollaku, gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: parimet dhe kompetencat e gjyqtarit në procedurën penale dhe  mënyrat dhe kushtet e kontrollit.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.

Shpërndaje :