Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

19-09-2022

Nën moduli –Procedura kontestimore, pjesa e dytë– tema: Simulimi i seancës përgatitore

Më 19 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e dytë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e njëmbëdhjetë, trajnues nga nën moduli “Procedura kontestimore-pjesa dytë”, në mbështetje të trajnuesit z. Qerim Ademaj, Zv. Kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: Si duhet të hapet seanca përgatitore, cila është radha e deklarimit të palëve, cilat janë pyetjet qe mund te parashtrojë gjykata, si duhet të parashtrohen propozimet për marrjen e provave nga ana e palëve dhe si duhet ti vlerësojë gjykata propozimet e bëra.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 18 gjyqtarë të sapoemëruar.

Shpërndaje :