Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-09-2022

Moduli: Masat e sigurisë së pranisë së të pandehurit, tema: Thirrja, Urdhër arresti dhe Premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin

Më 20 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për gjyqtarët e sapo emëruar gjenerata e nëntë për grupin e parë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e parë trajnues nga nën moduli “Masat e sigurisë së pranisë së të pandehurit”, në mbështetje të trajnuesit z. Zyhdi Haziri, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: premtimi i të pandehurit se nuk do ta braktisë vendqëndrimin, ndalimi i të pandehurit për t’iu afruar vendit të caktuar dhe personave të caktuar, obligimi i të pandehurit për paraqitjen më të afërt në stacionin policor dhe dorëzania, ndalimi i të pandehurit pet t’iu afruar vendit të caktuar dhe personave të caktuar, obligimi i të pandehurit për paraqitjen më të afërt në stacionin policor, arresti shtëpiak, diversioni dhe paraburgimi dhe arresti shtëpiak.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 29 gjyqtarë të sapoemëruar ku prej tyre dy janë të komunitetit serb.

 

Shpërndaje :