Lajme dhe Aktivitete - Arkiva

20-09-2022

Moduli: Kodi Penal-pjesa e përgjithshme, tema: Pakujdesia

Më 20 shtator 2022, Akademia e Drejtësisë në kuadër të Programit Fillestar, për prokurorët e sapo emëruar gjenerata e nëntë është duke realizuar trajnimin teorik, sesionin e gjashtë trajnues nga nën moduli “Kodi Penal-pjesa e përgjithshme”, në mbështetje të trajnuesit z. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale.

Në kuadër të këtij sesioni janë duke u trajtuar: pakujdesia profesionale, përgjegjësia për veprat e kryera nga pakujdesia, përgjegjësia për format e kualifikuara të veprave penale, përgjegjësia për veprat penale të kualifikuara me pasojë më të rëndë dhe përgjegjësia penale për veprat penale të kualifikuara me rrethana të posaçme.

Metodologjia e trajnimit është duke u zhvilluar me anë të metodës interaktive dhe raste praktike.

Përfitues të trajnimit janë 6 prokurorë të sapoemëruar gjenerata e 9, 2022/2023.

Shpërndaje :